Lista roze, ne pikepyetje tre ish-kryeministra

18/05/2009 19:05

PS ndodhet ne fazen e fundit te perzgjedhjes se kandidateve per deputet per zgjedhjet e 28 qershorit.

Ky proces eshte celur qe ne daten 9 maj ne asamblene kombetare te partise dhe po vijon edhe ne keto momente ne kushte krejtesisht hermetike per median.

Rreziku i daljes se informacioneve parprake rreth listave te kandidateve, sipas burimeve ne seline roze, ka lidhje me largimin e tyre drejt partive te vogla, kur mbeten ende edhe 24 ore kohe deri ne skadimin e afatit kohor te dorezimit te listave nga partite dhe koalicionet ne KQZ.

Kryetari i PS Rama po zhvillon konsultime te ngjeshura me figura kryesore te selise roze, rreth hartimit te listave por Top Channel ka arritur te zbuloje disa nga emrat e grupit parlamentar te socialisteve te cilet mund te rrezikojne te humbasin te drejten te perfshihen ne listat e kandidimit, ku bejne pjese te pakten tre ish-kryeministra, ish-kryetari socialist Fatos Nano, Bashkim Fino, Ylli Bufi, Elmaz Sherifi, Vangjel Tavo, Pilo Kerri, dhe Luan Memushi, nderkohe qe kategoria tjeter e deputeteve qe nuk rrezikojne listen por fitoren ne zgjedhje per shkak te renditjes ne lista jane Ermelinda Meksi, Musa Ulqini, Flamur Hoxha, Marko Bello, Albert Caci dhe  Rrapush Tola.

Vangjel Tavo mund te sakrifikohet edhe per shkak te marreveshjes me PBDNJ-ne e Dules, pasi nje kandidim i tij do te veshtiresonte daljen e nje deputeti direkt te minoritetit grek, nje arsye qe perplasi Dulen me Nanon ne vitin 2005 dhe solli daljen te vetme te PBDNJ ne zgjedhje.

Por nderkohe negociatat vazhdojne dhe fakti qe asambleja kombetare vendosi qe per grupin e deputeteve aktuale do te vendose vetem kryesia e partise, le hapur marreveshje apo kompromise deri ne minute te fundit.

Por kryetari Rama duket t’i kete me te lehta se rivali i tij Berisha diskutimet rreth listave, pasi ai ka zbuluar strategjine e qeverisjes e cila sipas tij do jete me tekniciene dhe eksperte, qe nuk jane deputete.

Ne kete menyre zoti Rama zgjeron siperfaqen e tortes se pushtetit duke iu premtuar atyre qe nuk do jene ne lista poste te rendesishme ekzekutive, duke shuar disi pakenaqesite qe mund te lindin nga mosperfshirja ne lista, ose nga renditja ne radhet e fundit te listave te kandidateve.

Gjithesesi, PS ka lajmeruar se listat do te dorezohen ne KQZ te marten dhe se nuk ka ne plan te komunikoje me median rreth kesaj ceshtjeje.

Top Channel