“Antichrist” zhgenjen ne Festivalin e Kanes

18/05/2009 19:20

Zhgenjim total per filmin “Antichrist” ne Festivalin e Kanes ku premiera eshte pritur nga kontestimet e gjate te publikut mes fishkellimave.

Regjisori Lars Von Trier ka sjelle ne kete festival sekuenca te renda pornografike ku protagoniste jane aktoret Willem Dafoe e Charlotte Gainsbourg, nje cift qe e kalon jeten ne zi pas humbjes se djalit. Te paperballueshme kane qene edhe sekuencat e tjera ku dhuna eshte e pranishme, ndersa ne fund gjithcka perfundon me nje lufte mes dy bashkeshorteve.

Nga ana tjeter, filmi “Looking for Eric” me regji te anglezit Ken Loach ka gjetur mbeshtetjen e kritikeve dhe publikut. Kete here ai rrefen takimin e nje tifozi me mitin e tij, futbollistin e Manchester United, Eric Cantona. Filma te tjere te shfaqur ditet e fundit jane edhe, “Irene” nga Alain Cavalier, “King of Escape” nga Alain Guiraudie e “Chierro” nga Gabe Ibanez.

Top Channel