PS: Rritje abuzive e taksave

17/05/2009 19:50

Administrata tatimore ditet e fundit ka rritur me disa here detyrimet tatimore.

Sipas ish-ministrit socialist te Financave, Arben Malaj kjo eshte vjedhja e dyte e madhe e qeverise per te fshehur deshtimet e saja dhe eshte krejtesisht nje procedure antiligjore dhe abuzive.

“Rritja ne menyre arbitrare e tatimeve eshte politika fiskale antiekonomike dhe me pasoja afatgjata”, eshte shprehur Malaj.

Ai i kerkon qeverise te ndale fushaten, te njihet me krizen dhe efektete e saj dhe te marre menjehere masa per te ndihmuar biznesin dhe konsumatorin shqiptar.

“Ne i kerkojme publikisht punonjesve te administrates fiskale te mos abuzojne me detyren”, theksoi Malaj.

Ndalja e rritjes abusive te detyrimeve tatimore, heqja e pagave dhe cmimeve te references, kreditimi i TVSH-se lehtesimi i kreditimit te ekonomise dhe konsumatoreve, shkurtimi i shpenzimeve per te reduktuar presionin e renies se te ardhurave jane masa qe duhen marre pa asnje vonese.

Malaj i ben thirrje qeverise te marre te gjitha masat per reduktimin e riskut psikologjik mbi investitoret dhe konsumatoret, risk qe po rritet ndjeshem nga agresiviteti dhe brutaliteti i qeverise ne kete fushate.

Top Channel