Besnik Mustafaj le politiken

17/05/2009 20:50

I angazhuar qe prej shtatorit te vitit te shkuar ne garen per kryesine e deges se Tiranes te Partise Demokratike, deputeti Besnik Mustafaj lajmeron terheqjen.

Kjo gare, qe do ta kete epilogun te henen ne kongresin e deges, eshte mbushur, sipas deputetit Mustafaj, plot me shkelje statutore. Por terheqja nga gara per PD-ne, nuk eshte e vetmja.

“Me kete rast meqenese une u terhoqa nga gara per kryetarin e PD-se se Tiranes, une terhiqem edhe nga politika”, eshte shprehur Mustafaj.

Por kush ishte Besnik Mustafaj? Angazhimi i tij i pare politik daton me 9 dhjetor 90, gjate protestes studentore.

Deputet i Tiranes ne parlamentin e 91-shit, Besnik Mustafaj fiton ne 1992 ne Tropoje me rreth 80% te votave, nje zone ku nje vit me pare demokratet kishte humbur thelle.

Ne shtator po te 92-shit, Besnik Mustafaj pranoi postin e ambasadorit te Shqiperise ne France, nje vend ku njohja si shkrimtar i kishte paraprire angazhimit te tij si diplomat.

Pas riardhjes ne pushtet te socialisteve ne 97-en, ambasadori Mustafaj dha doreheqjen dhe u kthye ne Tirane, ku mbajti postin e sekretarit per marredhenie me jashte ne Partine Demokratike.

Deputet ne 2001-shin dhe 2005-en, me riardhjen ne pushtet te demokrateve, kryeministri Berisha e emeroi ne krye te diplomacise shqiptare, perkunder disa kritikave, te ardhura madje edhe nga vete Ismail Kadareja.

Por pikerisht angazhimi si minister i Jashtem e futi Mustafajn ne nje perplasje te heshtur jo vetem institucionale me shefin dhe mikun e tij kryeminister.

Me 24 prill te 2007-es ai dha doreheqjen dhe pak me vone, deklaroi se miqesia e tij disavjecare me Sali Berishen, ishte thyer.

Pikerisht kjo thyerje e privoi mesa duket nga mbeshtetja politike per kryesine e deges.

Por largimi nga politika mund te mos jete perfundimtar. Besnik Mustafaj nuk thote kurre kurre:

“Fjala kurre nuk eshte ne fjalorin tim. Projektet qe tashme kam ne dore nuk kane qellime politike. Pas kater vitesh une do kem moshen qe Berisha kishte ne vitet 90 dhe besoj se kam energjite e mjaftueshme per tu kthyer”, tha ai.

Ne rast se koha i jep te drejte, Besnik Mustafaj do ta mbaje mend 17 majin e 2009, si diten e nje rifillimi te ri politik.

Top Channel