Aparatura moderne per 12 spitalet rajonale

17/05/2009 10:25

Sistemi i emergjencave ne te gjithe vendin do te pajiset me pajisje moderne dhe bashkekohore.

Keto aparatura do te jene pjese e infrastruktures spitalore per te 12 qarqet e vendit. Deklaraten e ka bere dje ministrja e Shendetesise, Anila Godo. Sipas saj, nepermjet nje bashkepunimi mes qeverise japoneze dhe asaj shqiptare do te mund te realizohet nje ndryshim i madh per sa i takon perballimit te emergjencave per dhenien e ndihmes paraspitalore.

“Nepermjet ketij bashkepunimi do te arrihet pajisja me aparatura per qendrat ne 12 qarqe te vendit. Qeveria japoneze ka vendosur ne dispozicion per blerjen e aparaturave fondin prej 8 milione eurosh, nderkohe qe permiresimi i infrastruktures po realizohet nepermjet punes se shtetit shqiptar”, tha ministrja Godo.

Sipas saj, ne keto kushte mbetet e nevojshme praktika dhe trajnimi i kapaciteteve njerezore, stafeve qe punojne prane sektorit te emergjencave. Shkaktaret kryesore te vdekjeve jane semundjet kardiovaskulare dhe ato tumorale. Sipas saj, menjehere pas ketyre, shkaktari i trete dhe nje nga me te rrezikshmit mbeten traumat dhe aksidentet.

Qytetet e medha mund te ofrojne nje ndihme profesionale para mjekesore, ndersa specialistet ne rrethe kane nevoje per trajnime te herepashershme, ne menyre qe te ofrojne kete lloj ndihme. Qendra e Traumes, ne Spitalin Ushtarak, ka nje grup te gatshem te specializuar. Ambulancat e kryeqytetit kane pajisje per te perballuar dhe per te dhene saktesisht ndihmen e pare.

Zonat e thella, rurale apo edhe fshatrat turistike ku pushojne turiste vendas dhe te huaj ende kane shume mungesa si ne kapacitete njerezore, ashtu edhe ne pajisje. Duke pare cdo dite aksidentet dhe fatkeqesite e shkaktuara nga traumat, secili prej nesh uron qe asnjehere te mos jete “aktor” i ketyre ngjarjeve. Por, pjese e aksidenteve, apo rastet e panikut mund te na ndodhin te pakten nje here ne jete.

Per cdo qytetar e rendesishme eshte te njoftoje urgjencen, por ne raste te vecanta nese kane njohuri te mjaftueshme apo jane te specializuar mund t‘i ofroje dhe ndihme, pa i shkaktuar demtime te tjera te aksidentuarit.

 

Top Channel