Obama zgjedh rivalin potencial ambasador ne Kine

16/05/2009 13:55

Presidenti amerikan Barack Obama ka zgjedhur rivalin e tij potencial ne zgjedhjet e ardhshme te vitit 2012, per postin e ambasadorit kinez.

Behet fjale per guvernatorin republikan te Utah, Jon Huntsman Jr. Burimet per CNN thane se njoftimi zyrtar pritet te behet se shpejti. Huntsman flet dialektin mandarin te gjuhes kineze dhe ka adoptuar nje vajze nga Kina. 49-vjecari ishte deputet dhe ambasador ne Singapor, si dhe ka punuar ne Tajvan.

Perpara se te zgjidhej guvernator, Huntsman ka qene pjese e stafit te ish-presidentit Reagan dhe ka punuar ne departamentin e shtetit dhe te Tregtise.

Top Channel