Indi, Partia e Kongresit fiton zgjedhjet parlamentare

16/05/2009 08:45

Partia e Kongresit qe drejton koalicionin Aleanca Progresiste e Bashkuar, ka fituar zgjedhjet legjislative ne Indi.

Sipas rezultateve paraprake, partia e Sonia Gandhi dhe aleatet e saj ndodhen ne krye dhe kane lene pas kundershtarin kryesor, partine nacionaliste te djathte hindu, Bharatya Janata Party (BJP), qe ka pranuar humbjen. Nje zedhenes i saj tha se Kongresi dhe koalicioni qe ajo drejton jane fitues te zgjedhjeve dhe se BJP ishte zhgenjyer nga rezultati.

Sipas informacioneve televizive, Partia e Kongresit ka fituar 225 vende, BJP, 155 deputete, ndersa Fronti i Trete, 62 vende. Media njoftoi se partia do te formoje qeverine e ardhshme, ndersa parlamenti i ri do te konstituohet deri me 2 qershor.

Top Channel