Transplanti i dyte i veshkave, ne fund te muajit

15/05/2009 08:40

Transplanti i dyte i veshkave ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” do te kryhet ne fund te muajit maj. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shendetesise.

Edhe kete here, pacienti qe do te kryeje nderhyrjen do te jete rreth te 20-ave. Dhuruesi i organit te veshkes do te jete nje prind. Te gjitha analizat e nevojshme, kontrollet dhe ekzaminimet jane kryer dhe mjeket te cilet do te kryejne nderhyrjen tashme jane gati. Po ashtu, edhe ndihma dhe asistenca e mjekeve italiane do te jene te pranishme gjate kesaj nderhyrjeje.

Operacioni do te realizohet nga mjeket shqiptare, me asistencen e specialisteve te huaj. Deri ne fund te vitit 2009 do te realizohen edhe gjashte nderhyrje te tjera, sipas drejtorit te pergjithshem ne Ministrine e Shendetesise, Bardh Spahia. Sipas tij, javen e ardhshme mjeket shqiptare do te ndjekin punimet shkencore ne konferencen evropiane te Nefrologjise.

Top Channel