Roxana Saberi mberrin ne Vjene

15/05/2009 09:00

Gazetarja iraniano-amerikane Roxanna Saberi u largua nga Teherani dhe mberriti me prinderit ne Vjene te Austrise.

Ajo deklaroi se do te kaloje atje disa dite ne qetesi per t’u menduar per ate c’ka i ndodhi dhe me pas do te udhetoje drejt shtepise se saj ne Dakoten Veriore.  

32-vjecarja u lirua te henen, pasi kishte kaluar kater muaj ne burg me akuzen e spiunazhit ndaj amerikaneve. Ajo u denua fillimisht me tete vjet burg, por me pas denimi u shkurtua ne dy vjet dhe iu pezullua.

Saberi punonte si gazetare e lire per disa televizione.

Top Channel