Vezhguesit, KQZ i del krah mazhorances

14/05/2009 20:15

Miratimi i listes se vezhguesve te OSBE/ODIHR eshte ne fakt akti i fundit i nje perpjekjeje nje javore per te hequr nga kjo liste emrin e pare.

Kundershtimet e mazhorances kundrejt ambasadores Audrey Glover gjeten shprehje edhe ne nje leter te kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani.

Letra, me numer protokolli, eshte e javes se shkuar dhe ne te zoti Ristani i kerkon ambasadores Audrey Glover te rishohe pozicionin e saj.

“Ne mbeshtetje te vullnetit te perseritur te Shqiperise, vazhdimisht i kam shprehur komunitetit nderkombetar gatishmerine per te patur nje prani vezhguesish sa me te madhe te mundshme. Duke vleresuar qellimin dhe ndermarrjen tuaj ne kete drejtim, bazuar ne shqetesimet serioze dhe kundershtimet e ngritura nga nje nga palet pjesemarrese ne proces, e cila e konsideron pozicionin tuaj si te papranueshem, deshiroj t’ju lutem te rimerrni ne konsiderate qenien me pozicionin e shefit te misionit vezhgues te OSBE/ODIHR”, thuhet ne leter.

Paragrafi i meposhtem shpjegon se pse kryetari i KQZ-se, nje institucion ky i paanshem, i percolli ambasadores Glover shqetesimin e nje prej paleve politike.

Duket se letra eshte motivuar nga nevoja per te ruajtur frymen e besimit, nderkohe qe personalisht kryetari i KQZ-se kishte per ambasadoren Glover nje konsiderate te larte:

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte tejet i interesuar qe te gjithe pjesemarresit ne proces te veprojne ne menyre qe te sigurojne besueshmerine dhe integritetin e gjithe procesit. Perfitoj nga rasti per te shprehur konsideraten e larte per ju dhe misionin vezhgues te OSBE/ODIHR”, thuhet me tej ne leter.

Sipas zedhenesit te ODIHR, Jens-Hagen Eschenbaecher, nje takim me date 12 mes kryetarit Ristani dhe ambasadores Glover nuk mundi te realizohej pasi KQZ-ja kishte njoftuar per nje axhende te ngjeshur.

Ne fakt, reagimet e Oli Rehn dhe Javier Solana nepermjet zedheneseve te tyre ne Bruksel dhe reagimi i ambasadorit Bosch ne Tirane, i bene te qarte mazhorances se per ta kjo ishte nje ceshtje e mbyllur.

Shqiperia nuk mund te zgjidhte arbitrat e saj. Ne kete pike, KQZ u dorezua dhe ne mengjesin e se enjtes akreditoi 39 vezhguesit e huaj, me ne krye shefen e tyre Audrey Glover.

Top Channel