Oketa takon Gates ne Pentagon

14/05/2009 19:45

Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojne Shqiperine ne procesin e asgjesimit te municioneve te teperta.

Kete garanci mori ne Pentagon ministri shqiptar i Mbrojtjes Gazmend Oketa, i cili u takua ne Washington me homologun e tij amerikan Robert Gates.

Oketa deklaroi pas takimit me sekretarin amerikan te Mbrojtjes, se ka marre gjithashtu mbeshtetje te plote per misionet shqiptare ne Afganistan, si dhe per modernizimin e ushtrise shqiptare.

“Eshte prekur sigurisht ceshtja e demilitarizimit, ceshtje e rendesishme per sigurine e Shqiperise dhe rajonit. Bera nje prezantim per sa eshte arritur ne kete proces dhe mora mbeshtetjen nga Gates se SHBA do te asistojne Shqiperine ne kete proces. U permend edhe ceshtja e Afganistanit, ku u shpreh falenderimi per kontributin e dhene per kete mision”, ka deklaruar Oketa.

Gjate vizites se tij ne SHBA, Oketa mori pjese edhe ne ceremonine e ngritjes se flamurit shqiptar ne Komanden e Aleances per Transformim, ne Norfolk te Virxhinias.

Top Channel