Londer, humb jeten ne aksident vogelushi shqiptar

14/05/2009 09:20

Nje femije shqiptar humbi jeten ne Londer, ndersa ishte duke u argetuar ne nje park lojrash. Sipas policise vdekja e femijes erdhi si pasoje e nje aksidenti.

Dy-vjecari Erjon Hyseni u largua nga vemendja e prinderve dhe u perplas me nje tren rrotullues ne nje cirk te hapur ne nje park ne veri te Londres. Policia sqaroi se femija po luante brenda nje keshtjelle dhe u perplas me nje vagon treni, qe levizte me shpejtesi.

Mjeket mberriten ne vendin e ngjarjes dhe per 30 minuta tentuan ta shpetojne ate, por femijka humbi jeten ne spital.

Plaget nga goditja ishin shume te renda. Nje zedhenes i Scotland Yard tha se nuk eshte arrestuar asnje person per vdekjen e te miturit.

Top Channel