Rama: Nuk ka zgjedhje pa aplikime

13/05/2009 15:05

Partia Socialiste llogarit se ne shkalle vendi kane aplikuar per leternjoftime vetem 38% e shtetasve qe nuk kane sot nje pasaporte.

Qarku me nivelin me te ulet mbetet Kukesi me 9%. Po te ecet me keto ritme, sipas PS deri ne fund te qershorit do te mbeten me shume se 300 mije shtetas pa pasaporte.

Duke marre shkas nga keto shifra te ulta, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, beri nje deklarate te forte nga Nikla, prane Fushe-Krujes.

”Ne nuk do te lejojme zgjedhje, te cilat perjashtojne qindra mijera shqiptare e shqiptare nga e drejta e votimit. Ne nuk do te tolerojme nje proces zgjedhor te manipuluar per shkak te paaftesise, te papergjegjshmerise por edhe qellimisht. Problemi i madh eshte paniku i Sali Berishes dhe i kesaj qeverie te shnderruar ne ndermarrje familjare perballe nje procesi i cili eshte gjykimi i popullit per keto 4 vjet, qe te mos kete edhe 4 vjet te tjera si keto”, u shpreh Rama.

Kreu i opozites vizitoi nje qender aplikimi, ku procesi nuk ka nisur ende.

”Behuni te gjithe bashke per t’i dhene krah ndryshimit te domosdoshem qe do te ndodhe, do apo nuk do Berisha’, shtoi Rama.

Kreu socialist u ndal edhe ne Fushe-Kruje ku vullnetare socialiste kane ngritur cadra ne te cilat ofrojne asistence per qytetaret te cilet nuk gjejne pergjigje prane sherbimit postar apo nuk e kane emrin ne lista.

Top Channel