Oketa takohet me Gates

13/05/2009 22:20

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa qe ka nisur nje vizite ne Shtetet e Bashkuara, u takua me sekretarin amerikan te Mbrojtjes, Robert Gates.

Oketa i shprehu atij falenderime te vecanta per qeverine amerikane, Departamentin e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, per mbeshtetjen dhe ndihmen qe dhane per anetaresimin e Shqiperise ne NATO.

Sic njofton zyra e shtypit e zotit Oketa, gjate ketij takimi u diskutua per ecurine e bashkepunimit dypalesh ne fushen e mbrojtjes, kontributet ne operacionet paqeruajtese dhe ecurine e procesit te reformave ne vend.

Ministri Oketa e njohu sekretarin amerikan te Mbrojtjes, me zhvillimet aktuale ne Forcat e Armatosura si dhe me objektivat kryesore, qe lidhen me modernizmin e tyre.

Gates falenderoi homologun shqiptar per kontributin e Shqiperise ne misionet paqeruajtese ne Irak e Afganistan dhe vleresoi vendimin e qeverise shqiptare, per te rritur numrin e trupave ne Afganistan.

Me tej, Oketa dhe Gates, diskutuan edhe per situaten ne rajon dhe vleresuan rolin e Shqiperise si faktor i rendesishem stabiliteti.

Top Channel