Ne karakterin e dhunshem te Naomi Campbell qarkullojne shume histori. Police te fyer ne aeroport, dhune ndaj pastrueses, shume paraqitje ne gjykate dhe denim me pune vullnetare.

Por te rene me te fundit e ka dhene Matteo Marzotto, ish-i dashuri i ‘panteres se zeze’.

“Me qellonte me c’t’i vinte per mbare”, rrefen presidenti i ENIT, ne nje emision transmetuar ne nje prej televizioneve italiane.

Gjate tregimit te tij, Matteo thote se ne kohen kur ishte presidenti i Valentino-s, i duhej te bente shume per te kenaqur kapriciot e dives. Ajo shpesh dukej neper botike, merrte gjerat me te shtrenjta dhe nuk kujtohej te paguante.

“Nje here me telefonoi se donte te merrte nje pelice. Ia cova ne shtepi…po me vone me duhej te negocioja qe ta vishte vetem njehere dhe me pas ta kthente serish”, thote i gjori Matteo.

Top Channel