Deficiti, qeveria justifikohet

13/05/2009 19:40

Qeveria shqiptare nuk e pranon parashikimin e FMN qe e rendit Shqiperine si vendin me deficitin buxhetor me te larte ne rajon, pasi thote se shifra 6.3 per qind nuk mban parasysh te ardhurat nga privatizimi.

“Ajo eshte nje shifer teknike pasi deficiti real parashikohet te jete nen 4 per qind, pasi FMN nuk ka parashikuar arketimet nga privatizimet”, deklaron zevendesministri i Financave, Sherefedin Shehu.

Por ky argument rrezohet nga Adriana Berberi, ish-zevendesministre e Financave, e cila thote se edhe ne vitet e kaluara parate e privatizimeve nuk jane llogaritur si te ardhura.

“Te ardhurat nga privatizimi jane pjese e buxhetit. Ne perputhje me standartet e aplikuara, ato jane bere pjese e klasifikimit te deficitit”, ka pohuar Berberi.

Sipas saj, deficiti i rritur buxhetor eshte nje kercenim jo i vogel per ekonomine dhe pasojat e tij mund t’i ndjejne edhe qytetaret dhe bizneset. “Rreziku i pare mund te jete nga mungesa per plotesimin e deficitit”, ka theksuar Berberi.

Por Shehu insiston se qeveria e ka nen kontroll situaten financiare, pasi ka ne gjendje 250 milione euro te ardhura nga privatizimet, te cilat sipas tij jo vetem garantojne deficitin, por lejojne rritje te investimeve.

“Po te kemi parasysh ecurine 4 mujore te te ardhurave, ne kemi mundesine qe te rrisim volumin e investimeve. Rasti me i keq do te jete qe ne te ruajme deficitin ne 4%”, ka sqaruar Shehu.

Ne fund te vitit te kaluar, kur u hartua buxheti, FMN kembenguli fort qe qeveria te mos e rriste deficitin mbi 3.5 per qind, si niveli me i pershtatshem per financat e brishta shqiptare.

Top Channel