Shkoder, mbytet ne liqen nena e 3 femijeve

12/05/2009 08:10

Nje 41-vjecare nga zona e thelle malore e Shllakut, eshte mbytur dje ne ujerat e liqenit te Vaut te Dejes.

Viktima Dila Zhuri, banuese e fshatit Gogaj, nene e tre femijeve, eshte futur ne ujerat e liqenit te Hidrocentralit te Vaut te Dejes. Trupi i saj eshte pare buze liqenit nga disa kalimtare, te cilet me pas e kane nxjerre nga uji per t’i dhene ndihmen e pare.

Por 41-vjecarja nuk ka mundur t’i shpetoje vdekjes. Sipas policise shkaku qe ka cuar gruan ne veteflijim eshte bere gjendja depresive. Ajo kishte tentuar disa here te vetevritej.

Top Channel