ODIHR, qeveria “e ngrire” per misionin

12/05/2009 19:55

Qeveria shqiptare nuk ka ende nje qendrim zyrtar per misionin vezhgues te ODIHR-it dhe shefen e ketij misioni, ambasadoren Odri Glover, e cila do te certifikoje nese zgjedhjet e 28 qershorit ishin sipas standarteve nderkombetare.

Kjo ngrirje e njeanshme e marredhenieve me misionin nga qeveria, duket se ka shqetesuar perfaqesuesit Bashkimit Europian ne Tirane.

Trojka europiane, e perbere nga ambasadorja ceke, amabasadori suedez dhe perfaqesuesja e Komisionit Europian ne Tirane, ishte ne zyren e kryeministrit gjate drekes se sotme.

Ky takim i pa lajmeruar per mediat ka zgjatur per rreth 50 minuta, por deri tani nuk ka asnje informacion zyrtar.

Githashtu, eshte e paqarte nese takimi i trojkes me kryeministrin Berisha eshte mbyllur me nje rezultat konkret.

Burime qeveritare thane per TCH se neser pritet nje qendrim zyrtar, nese qeveria do ta pranoje zonjen Glover, e cila ishte drejtoreshe e ODIHR gjate zgjedhjeve te kontestuara te vitit 1996.

Top Channel