Kriza prek edhe Festivalin e Kanes

12/05/2009 18:20

Viti i krizes boterore duket se ka prekur edhe Festivalin e Kanes qe ka me pak prurje.

Tapeti i kuq i qytezes franceze qe organizon evenimentin luksoz te filmit do shohe me pak VIP-a te parakalojne para gazetareve. Per Palmen e Arte jane ne gare 20 filma ku bien ne sy emra te medhenj regjisoresh si, Pedro Almodovar, Lars von Trier, Ang Lee, Jane Campion e Quentin Tarantino.

Emrat me te lakuar ne boten e aktrimit do te jene, Penelope Cruz, Brad Pitt, Willem Dafoe is dhe Giovanna Mezzogiorno. Gara do nise diten e neserme, ndersa filmi i pare qe do startoje evenimentin titullohet “Up” ku rrefehet historia e 78 vjecarit Carl Fredricksen. Pedro Almodovar vjen me filmin “Los abrazos rotos”, ndersa Quentin Tarantino eshte i vetmi amerikan pjesemarres ne gare.

Top Channel