“Eagles”: Drogat, humbje kohe

12/05/2009 10:20

“Eagles”, nje prej grupeve muzikore me te suksesshem ne historine e muzikes, vleresojne se perdorimi i droges eshte thjesht nje humbje kohe.

“Ne periudhen e pare te fames sone ne kemi perdorur drogen, duke humbur kohe me te. Ne ato vite ishte nje stil jete. Sikur te mos ishim marre me drogen dhe te ishim treguar me te zgjuar, sigurisht do te kishim prodhuar ndonje album me shume”, thone anetaret e grupit te famshem.

Donald Hugh Henley, themeluesi, bateristi, zeri dhe kantautori i shume kengeve te “Eagles” thote se eshte e veshtire qe te ruhet krijimtaria dhe ne te njejten kohe te tentosh te besh melodi te tjera.

Megjithate receta e Eagles, qe i ben ata ende te deshirueshem perpublikun mbetet nje mister.

Kitaristi, Stewart Smith, perdor nje shprehje te vjeter, kur thote se per te kompozuar nje kenge duhet 10 perqind frymezim dhe 90 perqind mund.

“Patem fatin te ishim nje ambient ku ndodheshin njerez si Jackson Browne dhe Randy Newman, te cilet na kane ndihmuar shume”, thote Smith.

Top Channel