Durres, aksident, tre te plagosur

12/05/2009 04:20

Tre gra qe udhetonin me nje automjet jane plagosur ne rrugen Plepa-Durres, gjate mbremjes se te henes.

Automjeti qe drejtohej nga Vojsava Hoxha dhe qe, sipas policise, po ecte me shpejtesi u perplas me nje kamion dhe me pas eshte rotulluar disa here. Shoqja dhe tezja e saj qe ishin pasagjere ne automjet jane plagosur, ndersa edhe vete drejtuesja ndodhet ende ne spitalin rajonal te Durresit.

Nderkohe me heret, nje 25 vjecare ka humbur jeten ndersa ishte duke kaluar ne afersi te baneses se saj ne lagjen 4 ne Kavaje. Mimoza Rushe eshte goditur nga nje automjet me targa te huaja i cili me vone eshte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes, ndersa eshte kapur me vone nga policia dhe drejtuesi i automjetit eshte arrestuar.

Top Channel