Brace: Qeveria ngarkon me borxhe shqiptaret

12/05/2009 20:05

Kuvendi i Shqiperise miratoi 27 ligje, mes tyre dhe nje borxh prej 496 milione dollare qe qeveria shqiptare mori per te mbuluar deficitin buxhetor.

Opozita i braktisi punimet e kesaj seance dhe nje dite me pas beri nje reagim orgjinal. Nenkryetari i grupit parlamentar te PS, Erjon Brace, ne dyert e maternitetit te vjeter ne kryeqytet beri kete llogari.

“Qeveria e Berishes vetem dje me 496 milione dollare i priti femijet e shqiptareve me 64 dollare borxh per fryme. Berisha do ta coje kete borxh ne 100 dollare per fryme dhe do te arrije mbi 2 mije dollare per fryme”, ka pohuar Brace.

Zoti Brace beri dhe nje krahasim mes kesaj dhe pasurise se femijeve te kryeministrit kur tha se femijet qe lindin sot ngarkohen me 2366 dollare pergjate vitit 2009, ndersa femijet e shefit te qeverise tha ai ngarkohen me nje pasuri prej 236 mije dollare pergjate nje viti, deklarim qe sipas Braces eshte bere ne zyrat e deklarimit te pasurise.

Top Channel