Seseri me te majten e Edi Rames

11/05/2009 22:20

Rudina Seseri eshte nje nder te rinjte e shumte shqiptare qe jane kthyer ne Shqiperi per t’u bere pjese e politikes. E diplomuar ne Harward dhe me eksperience pune ne “Microsoft”, Seseri mendon se Edi Rama dhe alternitiva politike qe ai ofron eshte me e pershtatshmja per nje te ri shqiptar.

Optimiste per te nje te ardhme me te mire ajo mendon se do te sjelle nje fryme te re ne politiken shqiptare.

“Bashkohemi frymes se re te Edi Rames sepse ka nje prespektive te hapur qe nuk eshte ndeshur me pare… Shqiperia eshte ne krize dhe ne do te sjellim nje fryme te re qe do te rindertoje ekonomine”, eshte shprehur Seseri.

“Shqiptaret jane te afte qe te transformohen. Bashkimi pertej se majtes dhe te djathtes do te sjelle nje ndryshim ne menaxhimin e vendit ashtu sic edhe ben Edi Rama”, theksoi ajo.

“Shqiperia ka potenciale. Eshte sfida jone qe te arrijme t’i menaxhojme keto potenciale”, shtoi Seseri.

Top Channel