Meksi: Do kembengulim per parimet e se djathtes

11/05/2009 21:50

Ne nje interviste dhene per emisionin “Shqip”, ish kryeministri Aleksander Meksi, tashme pjese e Polit te Lirise ka vene theksin ne programin e fraksionit qe perfaqeson, duke theksuar se ish te perndjekurit dhe ish pronaret do jene pikat kyce.

“Njerezit nese duhet te jene te vetedijshem per voten e tyre dhe duhet te bejne dallimin e programeve. Me Berishen na ndan programi nga njera ane por edhe gjera te ndryshme qe eshte qendrimi per funksionimin e demokracise dhe menyra e funksionimit te partive. Cka eshte arritur eshte bere nga puna kembengulese e shqiptareve dhe jo nga partite politike. Njerezit nuk mund te shkojne pas atyre qe pas gabimeve kembengulin”, u shpreh Meksi.

Ai tha gjithashtu se Poli i Lirise deshiron demokraci sipas nje modeli kur te gjithe bertisnin, “E duam Shqiperine si gjithe Evropa”. “Demokracia sot nuk eshte e plote sepse persona te vecante e kane monopolizuar me te padrejte. Ka nje mekanizem shume te thjeshte financiar per ceshtjen e pronave dhe ish te perndjekurve. Menyra me e mire per ta zgjidhur ceshtjen jane bonot e thesarit. Kerkojme qe brenda ketij viti te mbyllet kuadri ligjor per pronat”, vijoi Meksi.

Ish numri nje i qeverise pranoi se nese pranohen disa rrethana, atehere Poli i Lirise do bashkepunoje me Partine Demokratike. “Zgjidhjet qe po japim jane thjesht te djathta dhe japim siguri qe votat per ne nuk do shkojne majtas. Ata qe kane rrembyer prona do t’i kthejne dhe ne radhe te pare te gjithe ata qe jane pushtetare. Ne do luftojme qe diten e pare ne parlament jo vetem per pronat por edhe per nje komision hetimor. Nuk mund te regjistrohet prona pa u demshperblyer pronari. Verrejtje te tjera jane ne sistemin e taksave. Ne fushen e telekomunikacioneve u kemi dhene te huajve licenca ku ata nuk jane detyruar te punojne me cmimet qe u vendos autoriteti”, deklaroi gjithashtu Aleksander Meksi.   

Top Channel