Berisha-opozita, ne mes Delijorgji

11/05/2009 20:50

Kryeministri berisha per here te pare ka reaguar indirekt ndaj akuzave dhe publikimit ditet e fundit te disa fakteve qe kompromentojne femijet e tij, per lidhje mes bizneseve te tyre private dhe institucioneve shteterore(UPDATE).

Ai siguroi qytetaret se ka punuar ne interes te femijeve te tij, po njelloj si ne interest e te gjithe femijeve te shqiptareve.

“Duke punuar une kam bere punen me te mire per femijet e mi. Pavaresisht nga bllofet e opozites brenda nje viti do te realizojme levizjen e lire ne mbare Evropen. Kete interes do ta shnderrojme ne realitet”, eshte shprehur Berisha.

Por nuk mendon keshtu opozita e cila i ka kujtuar shqiptareve se sa e rendesishme eshte sot te kesh lidhje me femijet e kryeministrit, duke sjelle shembullin e bisedes se Delijorgjit me djalin e Berishes, 40 minuta pas shperthimit te Gerdecit.

“Ajo qe shohim nga tabulatet eshte se ministrat telefonojne 4 here me shume dhe 16 here me gjate me djalin e kryeministrit se sa me kryeministrin. Kjo ve ne dyshim faktet se nga kush drejtohet ky shtet. Nese duan te merren me politike, femijet e Berishes mund te kandidojne”, ka deklaruar lideri i G99, Erjon Veliaj.

Menjehere ka reaguar zedhenesja e PD, Erla Mehilli, e cila ne nje deklarate per shtyp ka hedhur akuza te forta ndaj Veliajt dhe perfaqesuesit te partise me te cilen ai ka bere aleance.

“Ai qe ndertoi vilen me parate e fondeve. Ai qe ka qene me Delijorgjin ne Krete dhe ka bere pushime me parate e tij ne Barcelone. Eshte Edi Rama, i cili ka dhene edhe nje seri lejesh ndertimi”, ka pohuar Mehilli.

Por zedhenesja e kryesise se PS, Mimi Kodheli e ka cilesuar deklaraten e homologes demokrate si nje veprim qe vjen nga kryeministri Berisha.

“Sa here qe Berisha ben pune te pista, ben gjera te deshperuara. Njerezit e deshperuar bejne gjera te deshperuara. Berisha duhet te sqaroje aferat ku familja e tij eshte perfshire”, ka deklaruar Kodheli.

Ndersa Veliaj, kur ka paraqitur para mediave tabulatet e telefonave te djalit te kryeministrit Berisha, ka denoncuar edhe bisedat qe ky i fundit ka bere me eksponente te LSI. “Nese shihni numrat e telefonit, shihet edhe numri i opozites se opozites”, ka deklaruar Veliaj.

Top Channel