Berisha akuza opozites

11/05/2009 23:35

Kryeministri Sali Berisha akuzoi opoziten se braktisi qellimisht kuvendin per te bllokuar ligjin per Gjykatat Administrative, miratimi i te cilit kerkonte 84 vota.

“Ne muret e ketij parlamenti do te mbetet nje akt shume i rende kur opozita braktisi parlamentin kur do te votohej per Gjykaten Administrative”, eshte shprehur Berisha.

Me deshtimin ne seancen e se henes, mbetet vetem nje shans qe ligji i kerkuar me force nga biznesi te miratohet perpara zgjedhjeve te qershorit.

Por per kete kerkohet qe mazhoranca dhe opozita te arrijne konsensus politik per te mbledhur serish kuvendin ne nje tjeter seance, cka sipas burimeve nga brenda Kuvendit tashme duket e veshtire.

Por edhe pse deshtoi ne miratimin e ligjit per Gjykatat Administrative, Kuvendi arriti te miratoje vetem me votat e shumices rreth 20 projektligje te tjera.

Nder to me te rendesishmet kane qene, projektligjet per 6 marreveshje kredish, qe qeveria shqiptare do te marre ne tregun e jashtem.

Vlera totale e borxhit qe do te merret permes tyre arrin ne 310 milione euro duke perfshire edhe kredine e shumedebatuar tregtare te rruges Durres-Kukes, per te cilen qeveria shqiptare do te paguaje nje interes prej afro 11.5 perqind.

Top Channel