Shalsi kunder Topallit

10/05/2009 21:55

Nenkryetari i Bashkise se Tiranes ka reaguar ne lidhje me deklaratat e nenkryetares se PD-se, Jozefina Topalli.

Kreu i kuvendit akuzoi ne nje takim ne Shkoder, kryetarin e PS-se dhe Bashkise se Tiranes, Edi Rama, per korrupsion.

“Kur kane dale ne drite pazaret e vajzes se kryeministrit me sekserin serb te te atit, Jozefina duhet te ndalonte shiritin e kenges se saj vulgare. Jozefines do te doja t’i mesoja nje proverb. Mjere kush s’di se c’flet dhe mjere ai qe nuk ka mend aq sa te heshte”, theksoi Shalsi.

Top Channel