Kartat, incident ne zyren e aplikimit ne Voskopoje

09/05/2009 08:20

Nje incident i rende ka ndodhur ne qendren e aplikimeve ne Komunen e Voskopojes, ku nje person eshte rrahur nga ana e policit te komunes.

Ngjarja ndodhi ne momentin kur ne radhe per aplikim ka qene nje numer i madh personash per shkak te njoftimit per pranimin e aplikimeve nga disa fshatra te komunes. Ramadan Bartollari, nga fshati Gjonomadh, eshte rrahur nga polici, duke u nxjerre jashte me dhune gjate momentit te aplikimit.

Por sipas burimeve nga policia dhe nga komuna, ai ka hyre me force ne ambientet e brendshme, duke shtyre deren dhe policin e komunes.

Revolta e banorit nga Gjonomadhi ka ardhur per shkak te radheve. Ai ka ngritur pretendimin se duhet te aplikojne me pare banoret e fshatrave te tjere dhe te lihen ne fund banoret e Voskopojes.

Me pas, ai ka hyre forcerisht ne ambientet e brendshme te zyres se aplikimeve, duke thyer edhe nje nga pajisjet. Ne kete moment ka nderhyre polici Arben Azallari. Mes dy personave ka pasur nje konfrontim fizik, ndersa Ramadan Bartollari eshte qelluar me grushte dhe eshte nxjerre jashte zyres se aplikimeve per kartat e identitetit.

Top Channel