Berat, erozioni izolon nje lagje, rrezikon 15 shtepi

07/05/2009 08:20

15 familje te fshatit Krekez te rrethit te Beratit rrezikojne te mbeten te pastreha, per shkak te rrezimit te masivit te dheut.

Masivi eshte shkeputur nga pllaja e kodres qe ndodhet shume prane zones se banuar dhe si pasoje eshte bllokuar rruga qe lidh lagjen “Toske” me pjesen tjeter te fshatit me rreth 400 banore. Si pasoje e rreshqitjes ka devijuar nga rrjedha e tij perroi i fshatit, duke krijuar ne mes te lagjes nje rezervuar uji qe ne rast reshjesh intensive rrezikon te permbyte gjithe fshatin.

Rreshqitja eshte ndier nga te gjithe banoret e fshatit Krekez, te cilet kane qene plotesisht te izoluar, pasi rruga e vetme e ketij fshati eshte plotesisht e bllokuar.
Banoret kerkojne nderhyrje urgjente per te sistemuar rrugen qe i lidh me pjesen tjeter te fshatit.

Top Channel