Permiresohet gjendja ne qendrat shendetesore

06/05/2009 08:10

Viti 2009 i ka prire per mbare qendrave shendetesore. Vec rikonstruksioneve, protokolleve te reja te mjekimit apo sistemit te ri te informatizimit te rrjetit te qendrave shendetesore, nje tjeter lajm i mire per paresorin.

Sipas nje projekti mes Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, Ministrise se Shendetesise dhe Bankes Boterore, qendrat shendetesore do te pajisjen me aparatura te reja dhe moderne brenda ketij viti, duke permiresuar kujdesin shendetesor dhe duke lehtesuar punen e mjekeve.

Drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana, tha se shume shpejt do te nise shperndarja e pajisjeve me te cilat do te furnizohen te gjitha qendrat. Vaksinat si pjese e punes se perditshme do te mbahen me frigorifere te rinj portabel, me qellim ruajtjen sa me mire te tyre ne cdo moment dhe ofrimin e sherbimit edhe ne ato shtepi qe jane larg qendrave shendetesore.

Qendrat e Tiranes do te pajisen edhe me EKG, me qellim diagnostikimin e te semureve kardiologjike brenda qendres pa qene nevoja per te shkuar ne klinikat private.

Top Channel