Leskaj: Programi i PS-se eshte dinjitoz

06/05/2009 23:35

Ne komunen Labinot Mal te Elbasanit, kryetarja e grupit parlamentar te Partise Socialiste, Valentina Leskaj u shpjegoi banoreve programin elektoral te PS-se, nje program, qe sipas saj, eshte dinjitoz.

“Sfida e pare e PS-se eshte rrenjosja a varferise pasi ne nuk mund te pranojme qe njerezit tane te vuajne qe Shqiperia te jete fshati me i fundit i Evropes”, eshte shprehur Leskaj.

Kurse anetari i kryesise Ben Blushi, i shoqeruar nga nensekretari per programin, Arben Ahmataj dhe anetarja e kryesise se Partise G99, Olta Xhacka, ishin ne Vithkuq.

Deputeti Blushi shpjegoi arsyet pse duhet larguar, sipas tij, kryeministri Berisha.

“Ne nuk mund te rritemi dhe plakemi me Sali Berishen. U ben 20 vjet qe ai vjen dhe iken duke bere deme. Kete radhe nuk do ta lejojme te beje dem, por do te marrim ne dore te ardhmen e nje Shqiperie evropiane”, eshte shprehur Blushi.

Top Channel