Kapet pas 5 vjetesh i denuari per vrasje

06/05/2009 08:20

Arrestohet nje i kerkuar qe prej pese vitesh, i cili eshte denuar per vrasje dhe vjedhje me arme.

Eduart Cuni, i cili ka qene i arrestuar me pare per vjedhje dhe eshte liruar gabimisht ne vitin 2004, ku u penalizuan disa drejtues burgjesh, eshte kapur ne Mamurras ne nje operacion te realizuar nga Policia e Tiranes. Ai akuzohet per nje grabitje me arme dhe nje vrasje ne vitin 2000, per te cilat policia deklaron se eshte denuar me 15 vjet burg.

Cuni ishte denuar me vendim te formes se prere te Gjykates se Apelit Tirane me 25 tetor te vitit 2005. Ai akuzohet per dy ngjarje te ndodhura ne te njejten dite ne vitin 2000, ku nje djale i ri eshte vrare per pazaret e nje pistolete dhe nje taksist ka rene pre e grabitjes pak minuta me vone.

Top Channel