Ambasadori amerikan Withers ka marre pjese ne ceremonine e dhurimit te nje sere pajisjesh te sofistikuara per policine kufitare dhe doganat.
Ne kete ceremoni ishte dhe drejtori i pergjithshem i doganave si dhe drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci.
Ambasadori Withers tha ne fjalen e tij se doganat dhe policia kufitare jane fronti i pare i luftes ndaj trafiqeve, kryesisht per trafikun e armeve dhe te droges.
“E per kete, oficeret jo vetem qe duhet te jene te pergatitur, por te pajisen edhe me mjetet e duhura”, ka deklaruar ai.
Pajisjet e dhuruara nga Departamenti amerikan i Shtetit kapin shifren e 200 mije dollareve.
Mes tyre ka tabela ndaluese, jeleke antiplumb per policet, dylbi nate, si dhe pajisje per kontrolle mjetesh dhe personash.
Top Channel