Pranga 22-vjecarit, dhunoi prinderit

05/05/2009 08:20

Sherri ne familje per pak sa nuk u ka kushtuar jeten dy prinderve, te cilet kane rene pre e dhunes se djalit te tyre.

Ata ishin mbledhur per te festuar, por ne debat e siper, ai eshte nxehur duke goditur prinderit dhe duke i
kercenuar me thike se do t’i vriste. Pas denoncimit, policia e kryeqytetit ka vene ne pranga agresorin Romeo Shatrolli, i cili nuk e dinte se prinderit e tij kishin kontaktuar policine. Konflikti kishte ndodhur ne nje lokal ne Yrshek, prone e familjes.

Dëshmitarët u kanë rrëfyer uniformave blu gjithë historinë sesi dy prindërit kanë rënë pre e dhunës, pas një debati të ashpër gjatë ngrënies së darkës dhe konsumimit të pijeve alkoolike.

Sipas të dhënave të mbledhura nga ofi cerët e seksionit kundër dhunës në familje, ka pasur informacione se ai i kishte goditur edhe herë të tjera prindërit e tij, por ata nuk kishin dashur ta denonconin.

Top Channel