KQZ, debat per shtetasit pa pasaporta

05/05/2009 08:10

Debati per kartat e identitetit u zhvendos dje ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.

Anetaret e majte, Deshira Subashi, Artan Laze dhe Pandeli Varfri kerkuan informacione nga Ministria e Brendshme lidhur me procesin e kartave te identitetit e ne vecanti me numrin e personave qe rezultojne te jene pa pasaporte.

Perfaqesuesit e opozites ne KQZ konstatuan se Ministriaka shkelur ligjin perderisa nuk ka sjelle asnje informacion. Kreu i KQZ-se, Arben Ristani, ka kundershtuar tre koleget e tij, pasi sipas tij, ministria ka ende kohe te sjelle listen qe kerkohet.

Diskutimet vijuan me rishikimin e udhezimit per ngritjen e vendeve te numerimit te votave, për shkak se informacioni i ardhur nga prefektura përcaktonte se nuk ishin gjetur objekte publike, ndaj duheshin kontaktuar objekte private. Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, u shpreh kundër një pjese të udhëzimit.

Top Channel