“Kohe e trazuar” ne Galerine e Arteve

05/05/2009 09:20

Ka arritur te permbledhe ne nje ekspozite punimet e tij qe i perkasin nje periudhe prej gati 13 vjetesh, duke filluar nga 1992 e deri me 2005.  

“Kohe e trazuar”, titullohet ekspozita e cila eshte celur ne ambjentet e Galerise Kombetare te Arteve. Jane gjithsej 36 punime te artistit belg Alain Janssens, qe ekspozohen ne Tirane.

Fotografia e tij shquhet per kontrastin bardh e zi, nje art fin e delikat, qe autori kujdeset per menyren e ndricimit te objekteve te tij, duke transmetuar nje qetesi solemne. Por ajo qe bie ne sy eshte dhe fokusimi ne detaje.

“Kohe e trazuar eshte nje loje fjalesh, nje kohe mikse, ku dhe vete fotot jane te trazuara pasi i takojne nje periudhe gati 12 vjecare”, shprehet fotografi. Janssen eshte pedagog ne Institutin e Larte te Arteve te Bukura ne Liege.

Ai ka marre pjese ne dhjetra ekspozita kolektive dhe vetjake te celura ne Kanada, France e Belgjike.

Top Channel