Xhindi, 4 pista hetimore per vrasjen

03/05/2009 18:40

Ne prokurorine e rrethit te Fierit ka mbaruar para pak minutash nje nga analizat me te rendesishme mbi vrasjen e deputetit te PS, Fatmir Xhindi. (UPDATE)

Ne mbledhje ishte edhe kryeprokurorja Ina Rama, prokurori Sokol Stojani, kreu i Policise se Shtetit Ahmet Prenci dhe prokurore te Krimeve te Renda me ne krye prokurorin Olsian Cela.

Burime te besueshme thane per Top Channel se gjate verifikimit te te dhenave jane ngritur 4 pista hetimore, te cilat nuk behen te ditura pasi gjate mbledhjes eshte dhene urdher qe te mos publikohen ne media, derisa te arrihet nje piste me e qarte.

Hetimet drejtohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda, qe po bashkepunon mire me policine. Nderkohe, agjente civile ndodhen ne terren ne Roskovec, ku jane marre ne pyetje 10 persona qe kane deklaruar se jane takuar me Xhindin disa momente para vrasjes. Deshmite ne fjale konsiderohen teper te rendesishme nga hetuesit.

Nga ana tjeter, vendosja e shperblimit prej 250 mije eurosh per ata qe mund te japin informacion per vrasesit ka sjelle nje ndryshim te madh. Tre ore pas publikimit te numrit ka pasur shume telefonata.

Nderkohe, makina e deputetit Xhindi ndodhet ne laboratorin e kriminalistikes, ku po analizohet edhe nje qese e gjetur ne skenen e krimit, tek e cila policia dyshon se mund te kete gjurme gishtash.

Top Channel