Rama: Vrasja e paramenduar, tronditese

03/05/2009 01:05

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, shprehet se vrasja me paramendim e deputetit Fatmir Xhindi ka tronditur jo vetem Roskovecin, po gjithe Shqiperine.

“Ne jemi ketu per t’i lehtesuar sadopak dhimbjen familjes dhe kemi shpresa se rrethanat e kesaj ngjarjeje do te zbardhen sa me pare”, u shpreh Rama.

Sipas kreut socialist kjo eshte nje ngjarje shume e rende per te nxjerre konkluzione te shpejta, ndaj kerkohet me cdo kusht qe ngjarja te zbardhet, duke mos pranuar keshtu te jape komente rreth impaktit politik qe ka kjo vrasje, duke qene se vendi eshte vetem pak kohe para zgjedhjeve.

Top Channel