Cili eshte Fatmir Xhindi

03/05/2009 02:45

Fatmir Faslli Xhindi eshte lindur ne vitin 1960 ne Fier. Ai eshte diplomuar ne Universitetin “Eqerem Cabej” ne fakultetin e Histori -Gjeografise ne vitin 1986, ndersa ne vitin 2003 eshte diplomuar ne Universitetin e Tiranes ne degen e Juridikut.

Gjate viteve 1986 deri ne vitin 1989 ka punuar si mesues historie ne Vlosh te Fierit dhe si drejtor i Shkolles se Mesme te Bashkuar, Krujan, po ne Fier.

Ka qene kryetar i Keshillit te Bashkuar ne Krujan te Fierit, me pas kryetar i kesaj komune. Nga viti 1996 ka qene anetar i Partise Socialiste dhe drejtues i forumeve te saj ne Fier. Prej 3 legjislaturash eshte zgjedhur deputet i Partise Socialiste. Se fundmi eshte zgjedhur deputet ne zonen 68 ne Fier ku ka marre 6708 vota ose 45 perqind.

Fatmir Xhindi edhe pse ishte zgjedhur deputet ne tre legjislatura nuk ishte larguar nga banesa e tij ne Roskovec.

Top Channel