Beckham, ne shoqerine e nje modeleje hungareze

03/05/2009 08:40

Nje femer e re prane David Beckham? Ai eshte konsideruar futbollisti me seksi ne bote, kurse ajo eshte nje modele hungareze.

Te dy jane vendosur ne qender te nje thashethemi. Sipas revistes franceze “Voici”, Beckham dhe modelja Mariann Fogarasy kane darkuar se bashku ne nje restorant ne Milano.

Te tjera zera rreth yllit te Galaxy, te huazuar nga Milani, vazhdojne prej ditesh edhe rreth festes se 10-vjetorit te marteses se tij me Victorian, ish-pjesetaren e Spice Girls.

Party ishte planifikuar te mbahej ne Los Anxhelos, por cifti e ka anuluar ate ne momentin e fundit. Nga festa e madhe jane detyruar te heqin dore shume persona, qe i kishin marre ftesat prej kohesh.

Top Channel