Teatri i Kosoves sjell komedine “Dejzilend”

02/05/2009 15:35

Dy te rinj pas njohjes ne nje park, duhet te perballojne rritjen e femijes se tyre, te cilin e quajne thjesht bebe, e me pas dado e therret Dejzi, e cila jo vetem kujdeset per beben por futet dhe mes jetes bashkeshortore tashme te deshtuar te tyre.

“Dejzilend”, eshte komedia e dramaturgut amerikan Kristofer Durang, e cila u ngjit ne skenen e Tetarit Kombetar nga regjisori prishtinas Agon Myftari dhe trupa e teatrit kombetar te Kosoves, pas shfaqes se dhene ne Teatrin “Bylis” ne Fier, ku dhe po zhvillohet “Festivali Apollon 2009”.

Komedia absurde misheron satiren, humorin dhimbjen, duke shkaktuar te qeshura te spektatori por dhe njekohesiosht dhimbje. Dejzi rritet pa identitet, si deshmitare i nje jete bashkshortore te deshtuar, te mbetur aty prane njeri-tjetrit vetem se nuk kane ku te shkojne tjeter dhe se ai femija pa emer i mban ne jete.

Ne te interpretojne aktoret Ilire Çelaj dhe Ernest Malazogu ne rolin e bashkeshorteve, dadoja Yllka Gashi, Adriana Matoshi vajza e re qe ka humbur femijen e saj.

Top Channel