Shperthimi ne hotel ne Pogradec, dyshohet pronari

02/05/2009 08:10

Policia ka zgjeruar pistat e hetimit rreth autoresise se hedhjes ne ere te hotelit katerkatesh ne mes te qytetit te Pogradecit.

Konkluzioni i eksperteve kriminale se shperthimi ne hotel “Tea” ka qene i qellimshem, ka bere qe rrethi i hetimeve te zgjerohet dhe policia ka marre ne pyetje disa persona, mes te cileve pronaret dhe personelin e hotelit.

Hoteli eshte siguruar vetem pak kohe me pare prane nje agjencie sigurimesh dhe rezulton te jete vendosur si garanci pasurore per nje kredi te marre ne banke. Kjo ka bere qe ne listen e personave te dyshuar te mos perjashtohen dhe vete te demtuarit. Mesohet se policia dhe grupi hetimor ka marre ne pyetje pronarin e ketij hoteli, Ilir Yzellari.

Ai ka deklaruar ne polici se hoteli i tij ka me teper gjasa te jete shkaterruar ne menyre aksidentale nga zjarri dhe shperthimi i gazit. Burime te sigurta thone se pronari ka deklaruar ne polici se nuk njeh ndonje person qe te kerkonte te hidhte ne ere hotelin e tij, pasi nuk ka pasur kurre konflikte qe mund t’i vinin ne rrezik aktivitetin apo jeten.

Por, per policine, zjarri ne hotel ka qene i qellimshem dhe shperthimet kane ardhur si pasoje e eksplozionit te shkaktuar me lende djegese.

Top Channel