Sekuestrohet anija ukrainase nga piratet somaleze

02/05/2009 14:55

Piratet somaleze njoftuan se kane sekuestruar nje anije ukrainase, qe transportonte material te OKB-se. Nga Pallati i Qelqte nuk ka ende asnje konfirmim.

Anija me ekuipazh ukrainas prej 24 personash, po lundronte ne Oqeanin Indian dhe ka pronare greko–britanike. Anija po lundronte nga Brazili per ne Lindjen e Mesme.

Ne nje tjeter ngjarje me protagoniste pirtatet somaleze, nje luftanije portugeze ndaloi dhe liroi 19 persona, qe tentuan te sulmonin nje cisterne norvegjeze ne Gjirin e Adenit.

Top Channel