Gripi, kontrolle ne portin e Durresit, asnje i dyshuar

02/05/2009 08:50

Asnje rast i dyshuar si i infektuar nga gripi i derrave nuk eshte konstatuar ne Portin Detar te Durresit, ndonese gjate tri diteve te fundit kane zbarkuar rreth 1855 pasagjere.

Lajmin e ben te ditur shefi i komisariatit te policise se ketij porti, Naim Manuku. Karantina e hapur ne Portin Detar te Durresit nuk ka pritur per fat te mire asnje rast te dyshuari. Masat e marra jane te larta per te parandaluar cdo depertim te individeve qe hyjne ne vend me shenja te virusit qe ka marre permasa te frikshme.

Punonjesit e policise kufitare dhe te sherbimit epidemiologjik ne port vezhgojne vendin nga kane ardhur pasagjeret. Prej tri ditesh ne piken doganore te Durresit, ne sheshin e trageteve ne port, eshte ngritur karantina per izolimin e personave qe vijne nga vendet e prekura prej gripit te derrit.

Te gjithe udhetaret qe mberrijne i nenshtrohen monitorimit dhe intervistave dhe ne rast dyshimi parashikohet futja e tyre ne karantine, ku dhe do t’u nenshtrohen analizave.

Top Channel