Durres, Rama: Te zhvillojme turizmin

02/05/2009 19:35

Ne prag te sezonit te ri turistik, Edi Rama ishte ne Durres per te folur me qytetare per zhvillimin e zonave turistike te vendit.

Duke prezantuar kapitullin per turizmin ne programin qeverises te PS, Edi Rama tha se qeveria socialiste, te gjitha investimet ne infrastrukture do t’i kryeje ne funksion te turizmit.

Kurse teknologjia, sipas kreut te socialisteve, duhet te jete ne funksion te zhvillimit dhe jo nje magazine hekurishtesh te paperdorshme.

“Ne jemi kunder qe ne emer te formave te perparuara te zhvillimit, Shqiperise dhe shqiptareve t’u lihen ne dere hekurishte qe Europa ku ne synojme te hyjme, ka nevoje t’i nxjerre jashte. Kjo do mbaroje me 28 qershor”, ka deklaruar Rama.

Edi Rama tha se do te qeverise nepermjet forumesh, ne degjim te qytetareve. “Ne do qeverisim permes forumesh te bashkeqeverisjes. Ata qe perfaqesojne jane aty per te te perfaqesuar ty, per interesat tuaja dhe jo per interesa personale. Ta bejme Shqiperine me nje qeverisje per njerezit”, iu eshte drejtuar Rama simpatizanteve.

Qellimi i socialisteve, sipas zotit Rama, eshte integrimi i sherbimeve turistike te vendit ne rrjetin europian te sherbimeve turistike.

Top Channel