Privatizimi i INSIG, terhiqen BERZH dhe BB

01/05/2009 16:35

Fati i kompanise se vetme shteterore te sigurimeve, INSIG, duket edhe me i paqarte, tashme qe BERZH dhe Banka Boterore, dy institucione qe zoteronin ne total 39 per qind te aksioneve jane terhequr zyrtarisht nga kjo kompani.

Ne dhjetor te vitit te kaluar BERZH dhe IFC i kane rishitur qeverise shqiptare pjesen e tyre te aksioneve qe kishin blere 5 vite me pare. Vete BERZH e argumenton terheqjen e saj nga INSIG, tashme ne proces privatizimi, si nje vendim qe ka te beje me strategjite e vete bankes. Ne nje pergjigje zyrtare drejtuar Top Channel, BERZH thote:

“Ne dhjetor te ketij viti, BERZH dhe IFC vendosen qe te dalin nga INSIG nepermjet nje marreveshje rishitjeje per aksionet qe ishte negociuar qe ne kohen e blerjes se atyre aksioneve ne korrik te vitit 2004.

BERZH ka qene aksioner i INSIG per 4.5 vjet, nje kohezgjatje normale per nje investim te Bankes. Strategjite e daljes nga investimet percaktohen nga nje numer faktoresh, ku faktore te mundshem, por jo te vetem, jane kushtet e tregut, interesat e partnereve ne maxhorance dhe ne minorance te Bankes, strategjia e investimit te BERZH ne shtete dhe sektore te ndryshem, shkrirjet dhe blerjet e mundshme, listimet e kompanive ne bursa, etj.

Ne rastin e INSIG, Banka ka pranuar dy here te zgjase afatin e vlefshmerise se marreveshjes se rishitjes se aksioneve me nga nje vit tjeter. Duke konisderuar faktin se procesi i privatizimit kishte mundesi te mbaronte ne vitin 2009 dhe duke rishikuar edhe nje here perfitimet e marreveshjes se rishitjes, te dy institucionet financiare nderkombetare vendosen te mos jene me aksionere te kompanise”.

Tashme nuk dihet ende se cfare do te ndodhe me pjesen e aksioneve qe BERZH dhe IFC i rishiten qeverise shqiptare. Por edhe fati i pjeses tjeter prej 61 per qind e aksioneve, te cilat u hodhen ne tender, mbetet i paqarte. Kjo pasi shoqeria e shpallur fituese ne tender, American Reserve Insurations po nguron te coje deri ne fund negociatat per blerjen e INSIG, privatizimi i te cilit po rezulton shume me i delikat nga c’ishte vleresuar.

Top Channel