Meta: Te ringreme zonen industriale

01/05/2009 23:35

Kryetari i LSI-se, Ilir Meta takoi punetore te metarlugjikut ne Elbasan se bashku me kandidatet per deputete Bujar Kllogjeri dhe Pjerin Xhuvai per t’u njohur me shqetesimet e tyre.

Pasi shprehu keqardhje per gjendjen e metarlugjikut dhe kapacitetin e ulet te prodhimit, Meta shprehu vullnetin per te rindertuar ne Elbasan nje nga zonat industriale per te gjithe vendin, por duke garantuar mjedisin.

“Kemi nje plan te qarte se si kjo zone do te kthehet nga nje zone industriale ne nje zone punesimi dhe kemi nje plan te qarte edhe per mbrojtjen e mjedisit”, tha Meta.

Top Channel