Masat ndaj gripit, kontrolle te vakta ne kufi

30/04/2009 20:40

Dy dite pas dhenies urgjente te udhezimeve se si duhet te behet kontrolli ne pikat e kalimit kufitar per rastet e infektimit me gripin e derrave, ne disa prej pikave kane nisur kontrollet.

Sherbimi i policise verifikon origjinen e ardhjes se pasagjereve, por kjo jo ne pranine e nje punonjesi te sherbimit shendetesor.

Kete fakt mundem ta verifikojme ne piken e kalimit kufitar te Murriqanit, ku shpesh hyjne turistet e huaj.

“Masat tona jane intervistimi i shtetasve qe paraqesin simptoma, por nuk kemi pasur raste. Ne duhet t’i intervistojme personat dhe t’iu themi atyre se ku duhet te shkojne”, deklaron Kadri Becja, komandant i pikes se Murriqanit.

Ndersa ne qytetin e Korces punonjesit e sherbimit shendetesor kane nisur nje plan masash per dezinfektimet e ambjenteve te banimit te komuniteteve te ndryshme.

Ky proces ka nisur me konviktet dhe ambjentet e ndryshme ku ka shume punonjes.

“Do te kontrollojme gjithe kolektivat, ndermarrjet prodhuese, do vendosim postera dhe do punohet me ata persona qe jane te dyshuar se jane prekur nga virusi. Edhe ne pikat kufitare ka filluar kontrolli”, deklaron nje prej eksperteve.

Deri me tani nuk eshte vertetuar asnje rast qe te kete hyre ne Shqiperi me kete virus.

Top Channel