Gjykata shpall sot vendimin per Bashen

30/04/2009 04:20

Gjykata e Larte ka vendosur ta jape vendimin ndaj pavlefshmerise se provave ne hetimin per ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, sot ne oren 15, per shkak se duhet te gjente argumentimin e ketij vendimi.

Gjate seances se djeshme gjyqesore, e cila do te jepte edhe perfundimisht mbylljen apo jo te kapitullit te akuzave per korrupsion ne rrugen Durres-Kukes, prokuroria ka gjetur disa argumenta te tjere per te mbajtur gjalle kete proces.

Sipas saj vendimi i dhene nga gjykatesja Fatmira Hajdari dhe qe me pas u la ne fuqi nga Apeli eshte i pavlefshem, per shkak se, ajo nuk ka patur kompetence per shqyrtimin e kesaj ceshtje dhe nese Gjykata e Tiranes, do ta kishte kete si kompetence, atehere kjo ceshtje duhej shqyrtuar nga gjyqtari Sokol Tona, i cili kishte dhene nje vendim te meparshem per Armand Telitin dhe Andi Tomen.

Top Channel