Berxholli: Gripi i derrave, rrezik konkret

30/04/2009 21:15

Specialisti shqiptar i viruseve, doktor Kristaq Berxholli ka deklaruar se gripi i derrave qe po perhapet me ritme te shpejta neper bote, perben nje rrezik konkret per njeriun.

“Problemi eshte i tille qe viruset e influencave paraqesin rreziqe te medha nga pikepamja e perhapjeve. Ato ndahen ne tre grupe A, B dhe C, te cilat prekin njeriun, ndersa kategorite e tjera prekin kafshet. Nje nga speciet me te rendesishme ne kete drejtim eshte ajo e derrit, per faktin e gjenerimit te pandemise”, ka pohuar Berxholli, i cili ka dhene edhe arsyet perse nje virus i tille mund te perhapet kaq shpejt.

“Kjo ndodh per disa arsye, e para sepse derri permban ato vende ku fiksohen viruset perkates, ne qeliza qe sherbejne per te futur virusin tek njeriu. Si pasoje e kesaj, viruset qe jane tek derri jane me te perhapshme”, ka sqaruar Berxholli.

Ai ka shtuar me tej se rreziku i ketij virusi konsiston edhe ne faktin qe eshte nje perberje virusesh. “Ky virus eshte i rrezikshem pasi ne perberjen e tij ka 4 gene te marra nga shpendet e Amerikes, permban dy gene te tjera dhe viruset e influences se derrave. Pra, eshte nje koktej virusesh qe permban nje potencial te fuqishem per pandemi”, ka shtuar Berxholli.

Top Channel